Ndërpritet procesi edukativo-arsimor i kadetëve të policisë

12 mars 2020 | 11:42

Për shkak të marrjes së masave parandaluese për t’u mbrojtur nga koronavirusi sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ndërpritet procesi edukativo-arsimor i kadetëve të Policisë së Kosovës dhe studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike.

Kadetët e Policisë së Kosovës, sot në paradën e mëngjesit u njoftuan nga drejtori i përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, për ndërprerjen e trajnimit të Programit Profesional si dhe u kërkua nga ta që të respektojnë udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me masat preventive kundër koronavirusit.

“Kjo masë u morë në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr .01/07 të datës 11.03.2020, pikës 1.1 të këtij vendimi ku nder të tjera thuhet ‘Ndërprerja e procesit edukativo-arsimor të institucioneve arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri më 27 mars 2020’. Bazuar në këtë vendim nga sot u ndërpre procesi mësimor i kadetëve, studentëve, po ashtu pezullohen të gjitha aktivitetet të cilat janë në fushë veprimtarinë e Akademisë”, është thënë në njoftimin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i njohur Tom Hanks ka bërë të ditur se…