Ndërpritet seanca, as Nenad Rashiqi nuk i merr votat për nënkryetar të Kuvendit

28 gusht 2025 | 12:31

Deputeti nga pakica serbe, Nenad Rashiq, ka dështuar të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

Kjo është hera e dytë që ai nuk votohet për këtë post. Rashiqi i mori 56 vota për, 1 kundër dhe 20 abstenime. Ai ka të drejtë të nxirret në votim vetëm edhe një herë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, e ndërpreu seancën dhe tha se administrata e Kuvendit do të njoftojë se kur mund të vazhdojë ajo.

Ai i thirri partitë parlamentare për konsultime për zgjedhjen e nënkryetarit nga pakica serbe, që është hapi i fundit për ta konstituuar Kuvendin përfundimisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
As dy deputetët e radhës të Listës Serbe, Serxhan Popoviq…