Ndërroi jetë ish-gjyqtari i njohur Sali Qubreli

25 tetor 2020 | 13:02

Sot është ndarë nga jeta një nga gjyqtarët më të respektuar në futbollin kosovar, Salih Qubreli.

Mitrovicasi përveç që ishte gjyqtar ka qenë edhe futbollist, duke mbrojtur edhe ngjyrat e skuadrës së Trepçës. Gjithashtu, si futbollist, Salih Qubreli ka luajtur edhe me klubin Remonti.

Qubreli kishte karrierë të mirë edhe si gjyqtar, duke arritur që të ndante drejtësinë edhe në ndeshje të ligës së parë të Jugosllavisë. Njoftimin për vdekjen e Salih Qubrelit e ka dhënë vëllai i tij, Nysret Qubreli, përmes një postimi në ‘Facebook’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një modele seksi e bërë e famshme në rrjetet sociale…