Ndërroi jetë ish-gjyqtari i njohur shqiptar
25 dhjetor 2019
| 16:08
Sot në moshën 58-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë Bekim Bauta, ish-gjyqtar i njohur i futbollit në Maqedoni.
Pos referimit, Bauta ishte edhe futbollist i Strugës. Bauta ka ushtruar edhe poste drejtuese, ndërsa një mandat ka qenë këshilltar i Këshillit komunal të Strugës.
Lajmin ndarjes nga jeta e kanë komunikuar familjarët e Bekim Bautës. Varrimi i të ndjerit bëhet sot.



