Ndërroi jetë ish-trajneri i njohur i hendbollit

22 mars 2021 | 21:10

Ka ndërruar jetë Bedri Hajzeraj, ish-trajneri i klubit hendbollistik Istogu.

Lajmin për ndarjen nga jeta skuadra e Istogut, duke njoftuar se pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta ish-hendbollisti dhe ish-trajneri i skuadrës së ‘Troftave’.

Njoftimi i Istogut pa ndërhyrje:

Ka ndërruar jetë z.Bedri Hajzeraj ishë hendbollist dhe trajner i KH Isyogu, Sportist i dalluar dhe puntor sportiv i palodhur Istogas.

Sot pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë z.Bedri Hajzeraj, zyrtar për Sport në Komunen e Istogut. Bedriu ishte sportist i dalluar i kësaj ane, pedagog, trajner e punëtor sportiv, ish-sportist i gjeneratës së Republikës në kohën e rezistencës kombëtare kundër ekupatorit, hendbollist i KH Rakoshit e më vonë trajner i KH Istogu, trajner i KB Istogu për shum vite, organizator i sportit shkollor në komunën e Istogut, punëtor i dalluar sportiv, organizator i shumë aktiviteteve kulturore e sportive në Istog, ishte bashkëthemelues i KHF Istogu dhe ndihmojë që klubi ynë të jetë synonim i hendbollit kosovar dhe ti prekë majet e hendbollit evropian, për çka klubi ynë, komuniteti i sportit në përgjithësi në Komunën e Istogut do ti mbetet gjithmonë mirënjohës.

Komuniteti i sportit në Istog sot ka humbur një punëtor të vyeshem i cili punoi shumë per sportin në lokalitetin tonë.

KHF Istogu i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hajzeraj dhe gjithë komunitetit të sportit Istogas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti tha se Kuvendi…