Ndërroi jetë nga COVID-19 vëllai i ‘Gjeneralit’ e ngushllojnë punonjësit e Doganës

29 prill 2020 | 02:29

Tre ditë më parë humbi betejën me COVID-in vëllai i Nehat Kullës, i njohur me nofkën “Gjenerali”, në krye të një prej bandave më famëkeqe në Tiranë dhe në Shqipëri në vitin e mbrapshtë 1997.

Ramazan Kulla ka punuar në doganën shqiptare, ndërsa kolegët i kanë shprehur ngushëllimet përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Me dhimbje të madhe morëm njoftimin për humbjen e parakohshme të kolegut tonë, i cili prej ditësh ishte i shtruar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID 19. Kolegu u nda nga jeta pasi prej dy javësh ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Pavarësisht trajtimit të bërë nga stafi mjekësor, asistencës të ventilimit mekanik të respiracionit dhe mjekimit intensiv, kolegu nuk ka mundur të mbijetojë. I gjithë stafi i Administratës Doganore Shqiptare i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të të ndjerit. Bashkohemi me dhimbjen tuaj! Të prehesh në paqe koleg!”, shprehen kolegët.

Nehat Kulla, ish-i forti i Tiranës në vitin e mbrapshtë 1997, do të vetëquhej Gjenerali pasi kishte grabitur një kamionçinë ushtarake tip Shevrolet (Chevrolet) me targa ushtrie dhe sinjale policie dhe mbante veshur uniformë ushtarake. Të paktën, atë kohë, i vetmi mjet i tillë që ndodhej në Shqipëri i përkiste Kullës, i cili madje ka pozuar për mediat me uniformë dhe kallashnikov në dorë. Ai shoqërohej gjithmonë nga një eskortë e armatosur me automatikë dhe vetë asnjëherë nuk e lëshonte automatikun nga dora.

Nehat Kulla përfundoi dënimin në korrik 2019. Ai vuante dënimin në burgun e Fushë-Krujës, ku ishte dënuar me 20 vjet burg për vrasjen me paramendim të Halim Gjuzit, ish-shoferi i ish-zv/ ministrit të Arsimit, Halit Shamata./shqiptarja.com/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Eh more Shpend Gjocaj - "studenti" i…