
Ndërron jetë 57-vjeçari japonez që përhapte qëllimisht koronavirusin
Një shtetas japonez i cili përhapte qëllimisht koronavirusin pasi vetë ishte i infektuar, ka ndërruar jetë, njofton agjencia e lajmeve Kyodo.
57-vjeçari jetonte në qytetin Gamagor në prefekturën Aichi.
Ai ishte diagnostikuar me Covid-19 më 5 mars dhe ishte shtruar në repartin e sëmundjeve infektive, kurse mjekët i kishin thënë se duhej të izolohej.
Megjithatë në vend të kësaj, ai kishte shkuar në të paktën dy bare dhe kishte njoftuar familjarët që gjithashtu ishin infektuar me koronavirus, se po shkonte për ta përhapur virusin.
Në një prej bareve kishte pasur kontakt me të paktën dy persona, e një prej tyre disa ditë më vonë ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.
Në Japoni janë infektuar më shumë se 1.500 persona, derisa 37 kanë humbur jetën./Ora News.tv/