Ndërron jetë akademik Rexhep Qosja

23 prill 2026 | 12:31

Është ndarë nga jeta akademiku Rexhep Qosja. Lajmi është bërë me dije nga familja e tij, e cila ka njoftuar se varrimi është kryer në një ceremoni të thjeshtë, në praninë e anëtarëve më të ngushtë.

Sipas njoftimit të familjes, me dëshirë të të ndjerit nuk do të organizohet ceremoni pritjeje dhe familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.

“Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes. Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale”, ka shkruar nipi i tij, Valjet Rexhepi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ligjvënësit në Mbretërinë e Bashkuar kanë miratuar një ligj që…