
Ndërron jetë aktivisti i Nismës Albert Krasniqi, Limaj ngushëllon familjen
Si pasojë e një aksidenti ka ndërruar jetë aktivisti i Nismës Socialdemokrate, Albert Krasniqi.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka ngushëlluar familjen Krasniqi, duke theksuar se ikja e hershme e Albertit ka lënë boshllëk të madh.
“Lajm i kobshëm vdekja tragjike e të riut nga Tërpeza e Malishevës, Albert Krasniqi. I prekur thellë me humbjen e jetës në mënyre tragjike të bashkëvendësit tim, aktivistit të përkushtuar të Nismës Albert Krasniqi”,
“Ikja e hershme e Albertit ka lënë boshllëk të madh tek ne. Albertin e kam takuar disa orë para aksidentit në selinë e Nismës Socialdemokrate si gjithnjë energjik dhe i gatshëm për sfida të reja”, ka shkruar Limaj.
Lideri i Nismës ka pohuar se Alberti do të mbetet përherë në kujtesën tonë si djalë i edukuar dhe i përgatitur profesionalisht, por mbi të gjitha si një djalë me vlera të larta njerëzore.
“Ndajmë dhimbjen me familjen Krasniqi për humbjen e djalit të tyre. Ngushëllimet më të sinqerta të gjithë atyre që e kanë njohur Albertin! U prehsh në paqe, Albert”, ka thënë Limaj.
(Q.R / Epoka e re)