Ndërron jetë aktorja e serialit “Sulejmani i Madhërishëm”

12 gusht 2021 | 21:20

Aktorja e njohur Sabina Toziya ka ndërruar jetë, pasi humbi betejën me sëmundjen që vuante prej kohësh.

Aktorja është bërë e njohur edhe për publikun shqiptar, në rolin e saj në serialin turk “Sulejmani i Madhërishëm.

Sabina ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare pasi prej muajsh kurohej nga tumori më kokë.

Në serialin e suksesshëm “Sulejmani i Madhërishëm”, Tozija luajti Afife Hatun, dado e sulltanit, të cilën ai e konsideronte nënën e tij të dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Organizatën e Veteranëve të Luftës vlerësojnë se me vendimet…