Ndërron jetë babai i dëshmorit Fatos Ademaj, reagon Ramush Haradinaj

10 prill 2026 | 12:20

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nja njoftuar se me dhimbje ka marrë lajmin se ka ndërruar jetë Muhamet Ademaj, babai i dëshmorit Fatos Ademaj, pikërisht në përvjetorin e Betejës së Koshares, aty ku edhe Fatosi dha jetën për lirinë e vendit.

“Baca Muhamet do të kujtohet gjithmonë si një burrë i urtë, i respektuar dhe i dashur për të gjithë, një atdhetar i përkushtuar që e mbajti me krenari barrën e sakrificës së familjes së tij”.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ademaj, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që e njohën. Lavdi e përjetshme dëshmorit Fatos Ademaj, ndërsa kujtimi për Bacën Muhamet do të mbetet i paharruar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në ambasadoren e…