Ndërron jetë babai i kryeredaktorit të “Epokës së re”, Isa Qorraj

06 gusht 2020 | 22:46

Në moshën 59-vjeçare, në një aksident komunikacioni ndodhur një javë më parë në Deçan, sot (e enjte), në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në të cilën po trajtohej që prej aksidentit, ka ndërruar jetë babai i kryeredaktorit të “Epokës së re”, Mal Qorrajt, baca Isë.

Me rastin e vdekjes së bacës Isë, telegram ngushëllimi familjes Qorraj i ka dërguar botuesi i gazetës “Epoka e re”, Muhamet Mavraj, i cili familjes Qorraj i ka shprehur ngushëllime për humbjen e familjarit. “Veçanërisht, ngushëllime kryeredaktorit të ‘Epokës së re’, Mal Qorrajt, Ardianës dhe Arturit për humbjen e babait! Bashkëndiejmë dhe jemi me Ju! Isa Qorraj ka mundur t’i bishtnojë vajtjes në punë për shkak të vendimit qeveritar, por donte pagën me nder. Një djalosh i ri, pa leje të vozitjes, me shpejtësi të lartë e goditi për fatalitet teksa ky kthehej nga puna!”, ka shkruar Mavraj në telegram-ngushëllimin.

Telegram ngushëllimi familjes Qorraj i ka dërguar edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili ka thënë se Isa Qorraj ka qenë burrë i besës dhe i fjalës. “Sot, si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur ditë më parë, paska ikur në amshim punëtori i Ndërmarrjes Rajonale ‘Drini i Bardhë’ në Deçan, Isa Qorraj nga Carrabregu i Poshtëm. Isanë do ta kujtojmë gjithmonë si burrë të besës dhe fjalës, bashkëpunëtor i shkëlqyer, i përgjegjshëm dhe i përkushtuar për kryerjen e detyrave të punës. Ngushëllime familjes Qorraj dhe të afërmve! I lehtë i qoftë dheu!”, ka shprehur ngushëllime Ramosaj.

(B. D: Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Princi i Kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed Bin Salman është…