Ndërron jetë eprori i policisë në Deçan

18 shkurt 2022 | 17:06

Ka ndërruar jetë eprori i Policisë së Kosovës në Deçan, Avdullah Mulaj.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes Mulaj.

“I rëndë dhe pikëllues lajmi për ndarjen e papritur nga jeta e veteranit të UÇK-së njëherit epror i Policisë së Kosovës, Avdullah Mulaj. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me datë 19.02.2022 në ora 15:00 në varrezat e fshatit Isniq. Ngushëllime familjes Mulaj, miqve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit!”, ka shkruar Ramosaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KESCO ka nisur zbatimin e vendimit të marrë nga Zyra…