Ndërron jetë Faik Hima, kardiologu, profesori dhe spikeri i parë i Televizionit Prishtina

08 shtator 2025 | 21:26

Ka vdekur në moshën 83-vjeçare, mjeku i njohur, Faik Hima. Për vdekjen ka njoftuar familja e tij përmes një postimi në Facebook.

Faik Hima ishte mjek, internist, kardiolog dhe profesor universiteti. Lindi në Gjakovë, ku mbaroi shkollimin fillor dhe të mesëm. Përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd (1969), ku specializoi për mjekësi interne (1977), ndërsa një vit më vonë kreu studimet pasdiplomike për kardiologji. Punoi në Klinikën e Sëmundjeve të Brendshme. Ndërkohë u emërua asistent i lëndës mjekësia interne në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. 

Më 1984 qëndroi disa muaj në Qendrën për sëmundje kardiovaskulare “Texas Heart Institute” në Hjuston, SHBA. Mbrojti tezën e doktoratës në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë më 1987, më pas u emërua docent, profesor inordinar dhe profesor ordinar i lëndës mjekësia interne.

Më 1994 u zgjodh redaktor i revistës shkencore-profesionale të Shoqatës së Mjekëve të Kosovës “Praxis medica”. Kreu detyra dhe funksione në katedrën e mjekësisë interne dhe në Fakultetin e Mjekësisë. Mori pjesë në shumë kongrese e simpoziume dhe publikoi një sërë punimesh shkencore dhe profesionale

Hima la pas vetes bashkëshorten Verën dhe fëmijët Arlindën dhe Fisnikun./koha.net/.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djali i ish-komandantit të UÇK-së, Gani Imerit, Arian Imeri, ka…