Ndërron jetë gazetarja e RTK-së, Shukran Nobërdali-Qyqalla
08 prill 2026
| 16:45
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar për ndarjen nga jeta të gazetares së Radio Televizioni i Kosovës (RTK), Shukran Nobërdali-Qyqalla.
E ndjera ishte pjesë e RTK-së që nga themelimi i saj në vitin 1999, ku për dekada ka kontribuar në redaksinë informative si gazetare. Ajo njihej gjithashtu si autore e emisionit shëndetësor “Medika”, të cilin e kishte realizuar me përkushtim për më shumë se 20 vjet.
AGK-ja u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan punën dhe kontributin e saj në gazetari.



