Ndërron jetë gruaja më e vjetër në botë

26 prill 2022 | 14:22

Ka ndërruar jetë në moshën 119-vjeçare personi më i vjetër në botë, Kane Tanaka,. Gruaja japoneze, e lindur më 2 janar të vitit 1903, në Fukuoka, jetonte në një shtëpi të moshuarish.

Kur ishte e re, ajo ka pasur disa dyqane ushqimore, ndërkohë që ishte nënë e 5 fëmijëve, njërin prej të cilëve e kishte birësuar.

Në vitin 2019, Libri i Rekordeve Guinness e certifikoi si personin më të vjetër në botë, kur ishte 116 vjeç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer…