Ndërron jetë ish-eprori i UÇK-së, Maliq Vilaku

07 dhjetor 14:57

Ka ndërruar jetë ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe veteran i arsimit, Maliq Vilaku.

Lajmin e ka bërë me dije, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Lajm shumë i hidhur. Ka ndërruar jetë ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish pjesëtar i TMK-së dhe veteran i arsimit, Maliq Vilaku. Maliqin do ta kujtojmë si një ndër ushtarët e parë, kur më 31 Dhjetor 1991, ishte i përkushtuar për sigurinë dhe strehimin e Komandantit legjendar, Adem Jasharit. Që nga ajo kohë, kam pasur respekt të thellë, për angazhimin e tij për çlirimin e vendit tonë. Vilaku ishte pjesëtar i Brigadës 121 “Komandant Kumanova” dhe një nga luftëtarët e shquar të Grykës së Llapushnikut. Ai do të kujtohet edhe për veprimtarinë arsimore, si veteran i arsimit, pasi për dhjetëra vite ishte mësues në fshatin Kishnarekë. Qoftë i paharrueshëm kujtimi për të! Lavdi jetës dhe veprës së Maliq Vilakut!”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 1 person, outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se kryeministri i…