
Ndërron jetë ish-gjyqtari i futbollit kosovar
06 korrik 2020
| 12:11
Punëtori sportiv i futbollit dhe ish-gjyqtari kosovar, Rushit Selimi, ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Selimit përmes një telegrami.
Ngushëllime ka shprehur edhe kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani.
Rushiti ishte punëtor i dalluar dhe profesionist i pashoq. Kontributi i tij në futboll, veçmas në segmentin e ndarjes së drejtësisë ishte jashtëzakonshëm, duke qenë kryetar i Gjyqtarëve të Futbollit të Kosovës dhe kryetar i Gjyqtarëve të Futbollit në ish-ligën federative. Përveç kontributit në futboll, Rushiti u shqua edhe për aktivitetin e tij atdhetar, andaj veprat e tij nuk do të harrohen kurrë.