Ndërron jetë ish-kryeministri francez

23 mars 2026 | 11:00

Ka vdekur në moshën 88-vjeçare, ish-kryeministri francez Lionel Jospin, një socialist që ndërmori reforma si java e punës 35-orëshe dhe njohja ligjore e bashkëjetesës për çiftet e të njëjtit seks. Jospin, i cili drejtoi qeverinë nga viti 1997 deri në 2002-in, dha frymën e fundit të dielën, sipas deklaratës së familjes për agjencinë Agence France-Presse.

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2002, Jospin u paraqit si një figurë e pastër dhe e besueshme përballë rivalit të tij konservator Jacques Chirac. Megjithatë, në një rezultat të papritur, kandidati i ekstremit të djathtë Jean-Marie Le Pen e kaloi në balotazh, duke e eliminuar Jospinin nga gara dhe duke tronditur politikën franceze. Pas këtij momenti, ai u tërhoq nga politika.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si çdo vit, ndryshimi nga ora dimërore në atë verore…