Ndërron jetë ish-ministri i Financave, Ali Sadriu

09 janar 2026 | 14:17

Ka vdekur në moshën 75-vjeçare, Ali Sadriu, ish-ministër i Financave dhe ish-drejtor ekzekutiv i QKUK-së.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar familjarët e tij.

“Të nderuar miq dhe familjarë. Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë babai ynë i dashur, Ali Shaban Sadriu. Për detajet e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, ka shkruar në “Facebook” i biri i tij, Flamur Sadriu.

Kush ishte Ali Sadriu?

Ali Sadriu, sipas biografisë së publikuar në ueb-faqen e Kuvendit të Kosovës, ka qenë drejtor ekzekutiv i QKUK-së, deputet (1992-1998, 1998-2002, 2002-2004, 2004-2008,2011-2014), ministër për Ekonomi dhe Financa (2002-2004), bashkëdrejtues i Autoritetit Qendror Fiskal (2000-2002), drejtor financiar në Fakultetin e Mjekësisë 1977-1980, drejtor financiar në Bankos (1980-1990), drejtor financiar “Fabrika e Veglave dhe Ujtive Elektrike” (1975-1977).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror. Superylli…