Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së Miftar Gashi

31 korrik 2021 | 10:11

Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i UÇK-së, Miftar Gashi.

Lajmin e ka bërë me dije lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Burrë i urtë, i dashur e i afërt me të gjithë, luftëtar i ditëve të para, udhëheqës i luftës, ai vazhdoi kontributin e tij edhe pas çlirimit në shtetndërtimin e vendit. Shpreh ngushëllime për familjen Gashi, fshatin Buçan, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën. Pusho në paqe Miftar!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti,…