Ndërron jetë mjekja e UÇK-së, Ajete Bashota
26 nëntor 2025
| 12:31
Ka vdekur ish-ushtarja dhe mjekja e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës (UÇK), Ajete Bashota.
Për vdekjen e saj, ka shkruar kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka ngushëlluar familjen dhe kolegen e saj.
“Ajete Bashota do të kujtohet gjithmonë për humanizmin, profesionalizmin dhe kontributin e saj të çmuar, si në shërbim të pacientëve poashtu edhe në shërbim të lirisë së vendit si luftëtare e mjeke e lirisë. Në emër të Komunës së Podujevës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë njohur”, ka shkruar Bulliqi në “Facebook”.



