
Ndërron jetë muzikanti Valton Berisha
15 shkurt 2021
| 12:01
Ka ndërruar jetë muzikanti i njohur, Valton Berisha. Lajmin e kanë bërë me dije miqtë e tij në Facebook.
Kompozitori Florent Boshnjaku, ka thënë se shpirti i tij i mirë do të jetë gjithmonë prezent në shoqëri.
“Eh more Valton … shpirti yt i mirë ka me qenë gjithmonë prezent mes neve. Pusho i qete”, ka shkruar Boshnjaku në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ndërsa, shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të njohura akoma.