
Ndërron jetë Naim Ymeri, ish-epror i lartë i UÇK-së
08 korrik 2025
| 10:49
Ish-ushtari i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Naim Ymeri, ka vdekur sot.
Ai ishte epror i lartë në Zonën Operative të Nerodimes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shef i G1 personelit.
Pas luftës, Ymeri ka shërbyer edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në pensionim, si dhe pas pensionimit ishte veprimtar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës.