Ndërron jetë në aksident trafiku punëtori i Universitetit të Mitrovicës, Hysen Oshlani

11 tetor 2025 | 11:29

Një lajm i rëndë ka prekur qytetarët në Mitrovicë. Punëtori i Universitetit “Isa Boletini”, Hysen Oshlani, ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident trafiku.

Nga Universiteti “Isa Boletini” kanë shprehur dhimbje të thellë për humbjen e tij të papritur, duke e cilësuar të ndjerin si një punëtor të dalluar, koleg të përkushtuar dhe njeri të dashur e të urtë. Ai shërbente si udhëheqës i punëtorëve të mirëmbajtjes dhe njihej për përkushtimin e tij ndaj punës dhe kolegëve.

“Mirësia dhe kujtimi për Hysenin do të mbeten përherë në zemrat tona dhe do të shërbejnë si forcë për ta përballuar këtë humbje,” thuhet ndër të tjera në reagimin e universitetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se…