Ndërron jetë në Zvicër veprimtari Jakup Hasani
22 gusht 2025
| 16:24
Ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare, pas një sëmundjeje të shkurtër por të rëndë, mërgimtari Jakup Hasani, i cili jetonte në Zvicër së bashku me familjen e tij.
Hasani njihej për kontributin e tij në Lëvizjen Popullore të Kosovës, ku kishte dhënë mbështetje të çmuar në këshillin për financim gjatë luftës në Kosovë. Ai gjithashtu njihej për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Hashim Thaçit dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në fshatin e tij të lindjes, Nivokaz të Gjakovës, ditën e shtunë në ora 16:00.





