Ndërron jetë nëna e dy dëshmorëve të kombit, ishte simbol i qëndresës dhe sakrificës

17 dhjetor 2024 | 11:47

Ka nderuar jetë Ajete Fazliu, nëna e dy dëshmorëve të kombit, Asllan dhe Mehdi Fazliu

Lajmin e ka konfirmuar përmes një njoftimi familja Fazliu nga Gradica e Komunës së Drenasit.

Në njoftimin e familjes është thënë se e ndjera ishte simbol i forcës, qëndresës dhe sakrificës për lirinë e atdheut.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë nëna e dy dëshmorëve të kombit, Ajete Fazliu. E ndjera, gjatë gjithë jetës së saj, ishte simbol i forcës, qëndresës dhe sakrificës për lirinë e atdheut. Si nënë e dy dëshmorëve, ajo mbeti gjithmonë krenare dhe e përkushtuar ndaj vlerave kombëtare, duke qenë shembull frymëzimi për brezat e ardhshëm. Ceremonia e varrimit do të mbahet nesër (e mërkurë me datë 18.12.2024 ne ora 14:00. NANA JETË, kujtimi për ty do të mbetet i përjetshëm edhe do jesh gjithmonë në zemrat tona!”, është thënë në njoftimin e familjes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cleveland Cavaliers mbeten në krye të renditjes në NBA pas…