
Ndërron jetë punëtorja e Mensës së Studentëve
01 shtator 2021
| 13:57
Qendra e Studentëve në Prishtinë ka njoftuar se pas një sëmundje të rëndë ka vdekur punëtorja e Mensës së Studentëve, Kimete Zejnullahu.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, kjo qendër u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të saj.
“Ju njoftojmë se sot pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë Kimete (Rama) Zejnullahu. Kimetja ka punuar në mensën e studentëve. Do e kujtojmë si një punëtore shembullore me virtyte të larta njerëzore. Në emër të Qendrës së Studentëve i shprehim ngushëllime të sinqerta Familjes Rama – Zejnullahu, miqve dhe bashkpunëtorëve të saj”, është thënë në në njoftim.
Varrimi do të bëhet sot në orën 15;00, në varrezat e fshatit Lladoc.