Ndërron jetë Ramadan Hoti – daja Dan, ish-ushtari i UÇK-së dhe TMK-së

02 korrik 2025 | 01:06

Pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë Ramadan Hoti – i njohur ndryshe si daja Dan, nga fshati Samadrexhë e Suharekës. Ai ishte ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe pjesëtar i mëvonshëm i Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), si dhe ish i burgosur politik.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë shpërndarë një mesazh prekës në nderim të tij:

Njoftimi i plotë i familjes:

“Shpejt ike o Trim. Ai nuk ishte thjesht një prind –Ishte një mburojë për atdheun, një zemër që rrahu për lirinë, një burrë që nuk zgjodhi rrugën e lehtë, por atë të drejtën. Gjaku dhe mundi i tij janë pjesë e kësaj toke. Fjalët e tij, këshillat, dashuria – jetojnë brenda meje. Të kujtosh një baba si ai, nuk është vetëm dhimbje – është nder. U prefsh në paqe babi im, trimi im. Zoti të shpërbleftë me parajsë.”
Ramadan Hoti do të mbahet mend si një njeri i përkushtuar ndaj atdheut dhe lirisë, një figurë që la gjurmë në rrugëtimin e popullit shqiptar drejt çlirimit dhe shtetndërtimit. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë atyre që e njohën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë orëve të pasdites, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMF)…