Ndërron jetë Silvio Berluskoni

12 qershor 2023 | 11:31

Silvio Berluskoni nuk ia ka dalë të fitojë luftën me leuceminë dhe paraditen e sotme ka ndërruar jetën në moshën 86-vjeçare.

Mediat italiane raportojnë se gjendja e ish-kryeministrit dhe ish-presidentit të Milanit është përkeqësuar në ditët e fundit dhe pak minuta më parë, ai ka ndërruar jetë

Ish-presidenti i Milanit ishte shtruar kohë më parë në spitalin “San Raffaele” në Milano, por gjendja e tij u përmirësua dhe u largua nga spitali. Pak ditë më parë, Berluskoni u shtrua sërish në spital dhe në 3 ditët e fundit, gjendja e tij u rëndua shumë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të…