Ndërron jetë veprimtari Halil Kuliqi

02 mars 2026 | 22:46

Me dhimbje të thellë është pranuar lajmi për ndarjen nga jeta të veprimtarit të devotshëm të çështjes kombëtare, ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-të burgosurit politik, veteranit të arsimit, dhe njërit ndër themeluesit e Frontit të Rezistencës dhe Bashkimit Kombëtar, Prof. Halil Kuliqit.

Halil Kuliqi dha kontribut të çmuar në periudhat më të vështira për vendin, si në rezistencën çlirimtare, ashtu edhe në fushën e arsimit. Veprimtaria e tij la gjurmë të thella në shoqëri, duke u shndërruar në shembull të përkushtimit, guximit dhe dashurisë për atdheun.

Ai do të kujtohet si një njeri që i shërbeu Kosovës me nder e dinjitet deri në fund të jetës së tij, ndërsa vepra dhe sakrifica e tij do të mbeten pjesë e rëndësishme e historisë sonë të re.

Familjes Kuliqi, miqve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër, u shprehen ngushëllimet më të sinqerta.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Halil Kuliqin!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Endrit Ramuka, djaloshi i apasionuar pas veturave, ka realizuar edhe…