Ndërron jetë veprimtari Sabit Krasniqi

17 tetor 2020 | 16:16

Ka ndërruar jetë veprimtari Sabit Krasniqi.

Lajmin e ka bërë me dije sekretari i OVLUÇK-së, Faton Klinaku.

Sabit Krasniqi ishte ish i burgosur politik që në vitet e ’80-ta, luftëtar i lirisë në kohën e lavdishme, për disa vite anëtar i organeve drejtuese të OVLUÇK-së dega Prishtinë.

“Na paska lënë Sabit Krasniqi (Bali Bit). Njeri i mirë, i cili një jetë të tërë ishte në shërbim të atdheut, ish i burgosur politik që në vitet e 80, luftëtar i lirisë në kohën e lavdishme, për disa vite anëtar i organeve drejtuese të OVL UÇK-së dega Prishtinë dhe selia qendrore, me kontribute edhe në shtetndërtim. Ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve e shokëve”, ka shkruar Klinaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Për vdekjen e Sabit Krasniqit ka shkruar edhe kryetari i LB-së, Valon Murati.

“Nuk po mund të besoj! Sabit Krasniqi na paska lënë. Çfarë të them për njeriun e mirë, për Balin Bit: një jetë të tërë në shërbim të atdheut. Ish i burgosur politik që në vitet e 80, luftëtar i lirisë në kohën më të lavdishme, me kontribute edhe në shtetndërtim, familjar i devotshëm e shok i mirë për të gjithë ne. E kisha bashkëluftëtarë në LKÇK e UÇK, e kisha këshilltar politik në Ministrinë e Diasporës, mbi të gjitha e kisha shok e mik. Do ta kujtoj përherë për përkushtimin e tij por edhe natyrën pajtuese e njerëzore. Nuk do ta harroj asnjëherë buzëqeshjen e tij që nuk i mungonte edhe në ditët më të vështira. Ngushëllime familjes, shokëve e bashkëluftëtarëve”, ka shkruar Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Bankave të Kosovës dënon rëndë sulmin kriminal të…