Ndërron jetë veprimtari Sylejmon Pepshi

19 tetor 2020 | 11:46

Ka ndërruar jetë veprimtari Sylejmon Mon Pepshi nga Komuna e Junikut.

Lajmin e ka bërë me dije nipi i tij, Sadik Zeqiri.

Sylejmon Pepshi ka qenë veteran i UÇK-së dhe ishte shpallur “Qytetar Nderi” i Bashkisë së Bajram Currit nga Republika e Shqipërisë.

I ndjeri kishte pranuar mirënjohje nga institucione të ndryshme nga Shqipëria dhe Kosova për kontributin e tij gjatë luftës së fundit.

“Daja Selmon gëzoi respekt dhe dashuri nga të gjithë qytetarët e të gjitha trevave shqiptare falë mirësisë dhe urtësisë që kishte”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Sadik Zeqiri.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, datë 20.10.2020, (e martë), në orën 13:00 në Junik.

Njoftimi i plotë:

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë SYLEJMON MON PEPSHI.
Daja Selmon gëzoi respekt dhe dashuri nga të gjithë qytetarët e të gjitha trevave shqiptare falë mirësisë dhe urtësisë që kishte.
Veterani i UÇK-së, Sylejmon Pepshi nga Juniku, ishte shpallur “Qytetar Nderi” i Bashkisë së Bajram Currit nga Republika e Shqipërisë. I ndjeri kishte pranuar mirënjohje nga institucione të ndryshme nga Shqipëria dhe Kosova për kontributin e tij gjatë luftës se fundit.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, datë 20.10.2020, (e martë), në orën 13:00 në Junik.
Pusho i qetë, dajë!
Të përjetshme qofshin veprat e tua!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka prezantuar sot raportin e…