Ndërron jetë veterani i arsimit, Sylejman Zymberi

08 gusht 2022 | 12:02

Sylejman Zymberi, ish-arsimtar i lendes së historisë në Shkollën Fillore “Rilindja” në Trestenik ka ndërruar jetë sot (e hënë).

Lajmin për vdekjen Sylejman Zymberit e ka bërë të ditur djali i tij, Hoxhë Musli Zymberi nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook”. Varrimi i Sylejman Zymberit do të bëhet sot në ora 18:00 në varrezat e fshatit Ruhot të Pejës.

“E vështirë babë ndarja nga ti, por pajtohemi me caktimet e Allahut. Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Ju njoftojmë se ka vdekur baba ynë, Sylejman Muzli Zymberi. Lus Allahun Fuqiplotë ta Mëshiroj dhe ta shpërblej me Xhennetin Firdeës. Varrimi bëhet në ora 18:00 në varrezat e fshatit Ruhot-Pejë. Nisja e funeralit në ora 17:30 nga shtëpia, afër shkollës ekonomike. Pritja bëhet në objektin e xhamisë Nur në Pejë”, ka shkruar Hoxhë Musli Zymberi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediumi prestigjioz “The Guardian”, e ka renditur Kosovën në mesin…