Ndërtohen muret mbrojtëse në Skorobisht të Prizrenit

09 qershor 2023 | 12:33

Ka përfunduar ndërtimi i mureve mbrojtëse në fshatin Skorobisht të Komunës së Prizrenit, duke ngritur kështu nivelin e sigurisë së banorëve nga rreziku potencial i rrëshqitjes së dheut.

Me këtë rast, është bërë dhe zgjerimi i rrugëve që krijon siguri më të madhe për pjesëmarrësit në komunikacion.

“Janë ndërtuar katër mure mbrojtëse me gjatësi 294 metra dhe është realizuar kanalizimi atmosferik me gjatësi 105 metra. Mbetemi të përkushtuar për realizimin e infrastrukturës funksionale dhe të sigurt për qytetarët”, ka thënë kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kyenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka…