Ndërtohet hoteli i parë inteligjent në Greqi, ja çfarë shërbimesh ofron

23 shkurt 2020 | 13:30

Vizitorët në qytetin e dytë më të madh të Greqisë, Selanikut, do të jenë në gjendje ta provojnë hotelin e parë inteligjent me 5 yje nga gushti i vitit 2020.

Një ndërtesë tetëkatëshe në rrugën 24 Monastiriou u zgjodh strategjikisht si vend ideal në qendër të qytetit të Selanikut dhe u kthye në një hotel me emrin “Onoma” (që do të thotë ‘emër’ në anglisht).

Falë teknologjisë së zgjuar, hoteli do t’u ofrojë mysafirëve shërbime plotësisht të personalizuara, që ofrojnë ushqim për secilin individ që dëshiron. “Onoma” ka një kapacitet prej 83 dhomash dhe gjithsej 164 shtretër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djali i kryeministrit Edi Rama, Gregu ka mbajtur gjithmonë një…