Ndeshja e La Ligas mes Barcelonës dhe Villarreali do të zhvillohet në ShBA

09 tetor 2025 | 17:02

Ndeshja e La Ligës ndërmjet Barcelonës dhe Villarrealit do të zhvillohet në “Hard Rock Stadium” në Miami të ShBA-së. La Liga ka tentuar prej disa vitesh të organizojë një ndeshje në ShBA, por në vitet 2023 dhe 2024 nuk ka marrë miratimin e nevojshëm për ta bërë këtë të mundur. Situata ndryshon në vitin 2025.

Fillimisht këtë javë UEFA ka dhënë miratimin me rezerva për zhvillimin e ndeshjes, që do të thoshte se mungonte vetëm pëlqimi i FIFA-s. Edhe pse ky miratim ende nuk ka ardhur zyrtarisht, presidenti i La Liga, Javier Tebas, ka konfirmuar se ndeshja ndërmjet Villarrealit dhe Barcelonës do të luhet në Miami. “Përveç një çështjeje të vogël formale, procesi tashmë ka përfunduar. Mund të themi se të shtunën, më 20 dhjetor, një ndeshje zyrtare e La Ligës, Villarreal-Barcelona, do të luhet në Miami, një ndeshje me pikë në lojë. Në vend se të zhvillohet në ‘Estadio de la Cerámica’ në Villarreal, ajo do të luhet në ‘Hard Rock Stadium’”, është thënë në njoftim.

Tebas, gjithashtu, ka zbuluar se La Liga do të shkojë në Shtetet e Bashkuara disa javë para ndeshjes Villarreal – Barcelona për ta promovuar ligën dhe ndeshjen. “Ne do të shkojmë katër ose pesë javë para ngjarjes sportive dhe do t’i bëjmë publike aktivitetet që organizon La Liga, nga liga jonë për personat me aftësi të kufizuara, te klubet me ambasadorët e tyre. Do të vizitojmë qytete të ndryshme në Shtetet e Bashkuara për t’u bërë më shumë të njohur”, ka thënë Tebas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat franceze raportojnë se mbrojtësi i Liverpool-it, Ibrahima Konate, po…