Ndeshja Itali – Austri shkon në vazhdime

26 qershor 2021 | 23:01

Pas 90 minutave nuk pati fitues në ndeshjen Itali – Austri, e vlefshme për fazën e të tetës së finales në Kampionatin Evropian.

Rezultati pas 90 minutave ishte i barabartë 0:0 dhe ndeshje shkon në vazhdime, dy herë nga 15 minuta.

Italia u orvat mjaft shumë për të shënuar golin e fitores, por assesi nuk e gjeti atë.

Në minutën e 65-të Arnautovic e shënoi golin me kokë, por pas rishikimit të VAR-it, goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Mbetet të shihet se a do të ketë fitues pas vazhdimeve, apo fituesi do të përcaktohet me penallti.

Kujtojmë se fituesi i këtij takimi do të përballet me fituesin e takimit Belgjikë-Portugali në çerekfinale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka përshëndetur aksionin e…