Ndeshja Suedi – Kosovë, Ademi me bashkëpunëtorë ftohen në drekë nga presidenti i Federatës Suedeze të Futbollit

13 tetor 2025 | 15:48

Në prag të ndeshjes Suedi – Kosovë, presidenti i FFK-së, Agim Ademi së bashku me delegacionin e FFK-së ishin pjesë e drekës së shtruar nga presidenti i Federatës Suedeze të Futbollit, Simon Åström.

Presidenti i FFK-së ka njoftuar se në këtë takim mori pjesë edhe miku i tij, Karl-Erik Nilsson, kryetar i Komitetit HatTrick të UEFA-s, pjesë e të cilit është edhe vet Ademi si dhe personalitete të larta të Geteborgut.

“Presidenti Åström më falënderoi për mikpritjen e ngrohtë në Prishtinë muajin e kaluar, ndërsa së bashku ritheksuam raportet e shkëlqyera miqësore mes federatave dhe vendeve tona. Ndërkaq, miku im Nilsson vlerësoi përkushtimin tim për zhvillimin e futbollit në Kosovë përmes projekteve të shumta të përfituara nga UEFA. I falënderova miqtë suedezë për mikpritjen, bashkëpunimin e sinqertë dhe shpreha mirënjohjen për integrimin shembullor të bashkatdhetarëve tanë në Suedi ndër vite. Në fund, shkëmbyem dhurata simbolike dhe uruam që sonte të shohim një ndeshje të bukur dhe të denjë për frymën sportive që na bashkon”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimin Nobel për Ekonomi sivjet e kanë fituar amerikano-izraeliti Joel…