Ndeshja vendimtare për Prishtinën

20 nëntor 2019 | 08:51

Kampionia e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, sot (e mërkurë) nga ora 19:00 do ta zhvillojë ndeshjen vendimtare në grupet e FIBA Europe Cup.

Prishtinasit do të ndeshen me skuadrën gjermane Bayreuth, ku duhet të fitojnë me +9 pikë dallim për ta siguruar kualifikimin në xhiron e radhës. Në sfidën e parë ndërmjet këtyre
dy skuadrave në Gjermani kishin fituar vendësit me rezultat 97-89.

Këto dy skuadra kanë nga dy fitore dhe dy humbje, prandaj sfida e së mërkurës është vendimtare se kush do të kualifikohet tutje. Në Grupin C, Ventspils është lider me katër fitore në po aq ndeshje, kurse në pozitën e fundit është Apoel Nicosia me katër humbje.

Prishtina edicionin e kaluar kishte hyrë në top-16, duke qenë suksesi më i madh për prishtinasit në këtë garë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkrimtari dhe publicisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Kim Mehmeti,…