Ndeshje interesante në Superligën e basketbollit

31 tetor 2020 | 09:00

Java e dytë në Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë ndeshje mjaft interesante. Ndeshja e parë do të jetë në mes të Vëllaznimit dhe Ponte Prizrenit, dy skuadra që shpresojnë ta shënojnë fitoren e parë, pasi pësuan humbje në javën e parë.

Skuadra kuqezi kishte pësuar nga Rahoveci, kurse prizrenasit nga Golden Eagle Ylli. Takim shumë interesant shihet ai në mes të Pejës dhe Rahovecit, dy skuadra që e nisën stinorin me fitore.

“Verdhezinjtë” shpresojnë në fitoren e dytë radhazi, pasi mundën Sigal Prishtinën, kurse “Vreshtarët” shënuan fitore ndaj Vëllaznimit. Përballjet në edicionin e kaluar mes këtyre dy skuadrave ishin mjaft interesante dhe kështu pritet edhe të shtunën mbrëma. Përballje mjaft interesante vlerësohet në mes të Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit, dy skuadra që kanë ambicie të larta dhe e filluan stinorin në Superligë me fitore, duke shpresuar se do të vazhdojnë me fitore. Takimi i fundit i kësaj xhiroje është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës. Bardhekaltrit fituan Superkupën një javë më parë, por në xhiron e parë pësuan nga Peja, ndërsa Trepça që shpëtoi përmes “play-out”, pësoi humbje minimale nga Bashkimi.

SUPERLIGA – JAVA 2

Të shtunën takohen:

17:00 Vëllaznimi – Ponte Prizreni
19:00 Peja – Rahoveci

Të dielën takohen:

17:00 Golden Eagle Ylli – Bashkimi
19:00 Sigal Prishtina – Trepça

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkampioni i Kosovës në futboll, Gjilani, serinë e rezultateve pozitive…