Ndihen sërish lëkundje, bien dy tërmete të njëpasnjëshme
                28 nëntor 2019
                |  12:17
            
        Sërish kanë ndodhur lëkundje sizmike në Shqipëri. Dy tërmete të njëpasnjëshme janë ndjerë në kryeqytet, Durrës dhe zonat e tjera përreth.
Sipas të dhënave sizmiologjike, tërmetet që ranë brenda 1 minute, kanë qenë me magnitudë 3.3 dhe 4.6 të shkallës rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Kepin e Rodonit.
Këto lëkundje sizmike janë në valën e pasgoditjeve që bien pas tërmetit të madh me magnitudë 6.4 që ra më 26 nëntor. /tvklan.al/
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        