Ndihma duhet të lejohet në Gaza

28 korrik 2025 | 08:46

Ish-presidenti i ShBA-së, Barack Obama, bëri thirrje për veprime të menjëhershme për të ndaluar atë që ai e përshkroi si uri të parandalueshme në Gaza për shkak të përshkallëzimit të krizës humanitare në Rrip.

“Ndërsa një zgjidhje e qëndrueshme për krizën në Gaza duhet të përfshijë kthimin e të gjithë pengjeve dhe fundin e operacioneve ushtarake izraelite, ky lajm nënvizon nevojën urgjente për të ndërmarrë veprime për të parandaluar tragjedinë e njerëzve të pafajshëm që vdesin nga uria”, tha Obama.

“Nuk ka asnjë justifikim për të mbajtur ushqimin dhe ujin larg familjeve civile”, shtoi ish-presidenti i SHBA-së, raporton the Hill.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se nivelet e kequshqyerjes po arrijnë “nivele alarmante” në Gaza, duke shtuar se “bllokimi i qëllimshëm” i ndihmës ishte plotësisht i parandalueshëm dhe kushtoi shumë jetë.

Nga 74 vdekjet e regjistruara të shkaktuara nga kequshqyerja këtë vit, 63 ndodhën në korrik, duke përfshirë 24 fëmijë nën pesë vjeç, një fëmijë mbi pesë vjeç dhe 38 të rritur.

Sipas OBSH-së, gati një në pesë fëmijë në Gaza tani është i kequshqyer në mënyrë akute, dhe përqindja e fëmijëve të moshës katër deri në gjashtë vjeç që vuajnë nga kequshqyerja akute është trefishuar në qytet që nga qershori, duke e bërë atë zonën më të goditur në territoret palestineze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sistemi satelitor i NASA-s ka kapur imazhe të qarta të…