Ndihma e Qeverisë prej 100 euro nuk përfshinë mijëra të papunë dhe ata që merren me bujqësi

12 prill 2022 | 12:40

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se vendimi i sotëm i Qeverisës së Kosovës për ndarjen e shumës prej 100 eurosh për disa kategori, reflekton varfërinë e politikave fiskale dhe sociale të Qeverisë për të mbrojtur standardin e jetës së familjeve.

Sipas tij, kjo ndihmë nuk përfshinë mijëra të papunë dhe ata që merren me bujqësi.

“Vendimi i sotëm reflekton varfërinë e politikave fiskale dhe sociale të Qeverisë për të mbrojtur standardin e jetës së familjeve. Kjo ndihmë e njëhershme prej 100 euro, sado e dobishme, nuk e zgjidh problemin e rritjes së çmimeve. Për më tepër, kjo ndihmë nuk përfshinë mijëra të papunë dhe ata që merren me bujqësi. Duhet ndërmarrë masa afatgjate, të cilat i kemi propozuar kur filloi të shfaqet kriza: (i) Nuk është dashur të rritet çmimi i energjisë. (ii) Duhet të indeksohen përfitimet pensionale dhe sociale për normën e inflacionit të çmimeve të produkteve ushqimore bazike. (iii) Duhet të rriten subvencionet në bujqësi. (iv) Duhet të rritet paga minimale (v) Duhet konsideruar tërheqjen e një shume të kursimeve pensionale”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Rrahman Jasharaj SBASHK-u ishte njëri nga pjesëmarrësit në protestën…