Ndihmohen 150 familje në Drenas me pako ushqimore për festën e Fitër Bajramit

12 maj 2021 | 18:43

150 familje në Drenas, kanë përfituar pako ushqimore e higjienike për nderë të festës së Fitër Bajramit.

100 ekonomi familjare janë ndihmuar nga donacioni i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” si dhe 50 ekonomi familjare nga Bashkësia Islame e Drenasit.

Përzgjedhja e familjeve në nevojë është bërë nga administratorët e vendbanimeve.

Në emër të Komunës së Drenasit dhe qytetarëve, kryetari Ramiz Lladrovci ka falënderuar donatorët për këto ndihma të ofruara për nevojtaret.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është promovouar libri “Zoti në Kinema” nga autori Dritan Dragusha,…