Ndodh edhe kjo. Kompanitë nga Beogradi vërshojnë KEK-un, shqetësim për sigurinë (foto)

26 gusht 2025 | 10:18

Kompanitë që merren me servisimin e termocentraleve të energjisë elektrike kanë filluar të vërshojnë KEK-un në Kosovë, shkruan “Epoka e re”.

Sot një veturë me tabela të Serbisë është parë në ambientet e termocentraleve të KEK-ut, me detyrën për të servisuar valvulat në KEK.

Fotografitë janë dërguar në redaksinë e gazetës “Epoka e re”.

Gazeta merr vesh se kohëve të fundit kompanitë e Serbisë kanë filluar të marrin kogja kontrata në KEK, e kur dihet se në vendin tonë ka kompani të huaja si gjermane, austriake, e të tjera lokale që kanë përfaqësitë këtu për të kryer çfarëdo servisimi në KEK.

Kjo që po shohim sot është shqetësim edhe për sigurinë në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Vazhdon nderimi për Nënën e UÇK-së, Nënën Stanë…