Ndodh edhe kjo. “Top Channel” i vendos titra shqip filmit nga Kosova

23 maj 2023 | 22:48

Televizioni “Top Channel” në Shqipëri i ka vendosur titra filmit prodhim nga Kosova “Rrushe” i cili ka nisur të transmetohet.

Ky veprim ka nxitur reagime të profesorëve universitarë.

“FILMI SHQIP ME “PËRKTHIM” SHQIP. Që doni me pa se qysh doket paragjykimi për varietetet dialektore të shqipes, kqyreni përkthimin shqip të filmit “Rrushe” (po shqip) në Top Channel. Rast per studim. P.S. E di çka është titrimi. Flm!”, ka shkruar në “Facebook” profesori Rrahman Paçarizi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka marrë pjesë…