Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut

09 korrik 2025 | 11:48

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur është pyetur nga gazetarët në oborrin e Kuvendit të Kosovës nëse ai do të japë dorëheqje për rastet që po ndodhin me Policinë e Kosovës, konkretisht për tragjedinë në Lipjan me rastin e Agon Zejnullahut.

Kur është pyetur nga gazetarët, Sveçla vetëm ka buzëqeshur dhe ka vazhduar të ecë drejtë hyrjes së Kuvendit pa e thënë as edhe një fjalë.

Sveçla ka qenë i shoqëruar me ministrat Elbert Krasniqi dhe Nenad Rashiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se situata aktuale…