Ndodh në Skenderaj, lind viçi me dy koka

20 korrik 2021 | 12:44

Natyra ka habitur fermerin nga fshati Qirez i Komunës së Skenderajt.

Lopa e tij ka sjellë në jetë një viç me dy koka, me dy palë sy dhe dy hunda. Kafsha tre ditë e vjetër deri tani është e shëndoshë dhe ka tërhequr vëmendjen e fshatarëve, por edhe të publikut.

Lindja e kafshëve me dy koka, por edhe e njerëzve, është gjë e rrallë, por shënimet për rastet e tilla ekzistojnë që nga e kaluara e largët.

Veterinari, dr. Lutfiu për portalin “Rajoni.org” ka treguar se lindja e tij është bërë me prerje cezariane dhe ka shtuar se në rastet e tilla është e nevojshme të përcjellim progresin e kafshëve, pasi është e vështirë të parashikohet zhvillimi dhe rritja e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) do ta sjellin grupin…