Ndotja e ajrit alarmuese në Prishtinë

09 janar 2020 | 21:55

Është rikthyer ndotja e ajrit në Prishtinë. Me uljen e temperaturave, është rikthyer edhe ndotja e ajrit në Prishtinë.

Në bazë të matësit të ambasadës amerikane në kryeqytet, ndotja e ajrit në ora 19:00, ka arritur shkallën prej 221.

Kjo shkallë e ndotjes llogaritet të jetë shumë e pashëndetshme. Këshillohet që të mos ekspozoheni në natyrë, e aq më pak fëmijët dhe të gjithë ata që vuajnë nga sëmundjet kronike, pasi që kjo shkallë e ndotjes ndikon shumë keq në shëndet tek të gjithë, por në veçanti te fëmijët dhe të prekurit me sëmundje kronike apo sëmundje të frymëmarrjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me parakalimin e garuesve janë hapur edhe zyrtarisht Lojërat Olimpike…